Aktakuzë ndaj 9 personave për krim të organizuar

Në mesin e të akuzuarve është dhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë, Nuhi Uka. Akuzat përfshijnë nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të paligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare ose autoritetit, mashtrim dhe krim i organizuar.

Lajme

15/01/2014 15:49

Një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Themelore e ka ngritur sot një aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prizren kundër nëntë personave të pandehur.

EULEX ka konfirmuar se rasti ka të bëjë me përfitim të pasurisë me anë të mashtrimit në qendër të qytetit të Prishtinës.

Akuzat përfshijnë nxjerrjen e vendimeve gjyqësore të paligjshme; keqpërdorim i pozitës zyrtare ose autoritetit; mashtrim dhe krim i organizuar.

Në mesin e të pandehurve është një ish-gjyqtar i Gjykatës Komunale në Prishtinë dhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë, Nuhi Uka.

Hetimet qenë kryer nga hetuesit e Policisë së EULEXiit, të ndihmuar nga Policia e Kosovës dhe nën udhëheqjen e një prokurori ndërkombëtar nga Prokuroria Themelore dhe një prokurori nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Gjatë hetimeve, prokuroria kishte zbuluar dëshmi edhe për vepra të tjera, duke përfshirë pengimin e të provuarit ose të procedurave zyrtare, në kundërshtim me nenin 394 dhe të kërcënimit gjatë procedurave penale, në kundërshtim me nenin 395 të KPK të tanishëm. Lidhur me këto vepra penale ishin arrestuar pesë qytetarë të Kosovës. Tre prej tyre gjenden në paraburgim, ndërsa dy të pandehur të tjerë gjenden në arrest shtëpiak. Njëri prej tyre është ish-kryetari i Gjykatës Komunale në Prishtinë. Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata në Prizren e ka bërë ndarjen e këtij rasti më 23 dhjetor 2013. Lidhur me këtë rast hetimet janë duke vazhduar, thuhet në komunikatën e EULEX’it.