“Aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës të vitit të ardhshëm” – Lajmi.net
“Aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës të vitit të ardhshëm”
Autori: Lajmi.net LajmeNacionalePolitikë 11:29, 17 July 2017
Avokati Arianit Koci, konsideron se aktakuzat e para nga Gjykata Speciale nuk do të deponohen para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm.

“Natyra shumështresore e procedurës penale në Gjykatën Speciale, nuk rrjedh vetëm prej seriozitetit të akuzave dhe përmbajtjes juridike, por edhe nga dëshmitë e dëshmitarëve të cilat duhet ti nënshtrohen verifikimit serioz, nga ana e Gjykatës. Është fakt notor që mund të ketë pasur tentativë për ndërhyrje në prova gjatë hetimeve, prej palëve të treta. Kredibiliteti i çdo prove që i është servuar Prokurorisë duhet të vërtetohet. Prandaj, duke e ditur mirë se si funksionojnë Tribunalet ad hoc, dhe duke e pasur parasysh modus operandin e Prokurorisë, sipas analizës sime juridike, aktakuzat e para nuk do të deponohen në Gjykatën Speciale, para pranverës së hershme të vitit të ardhshëm”, ka shkruar Koci në rrjetin social Facebook./Lajmi.net/

 

 

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball
  • Play iStunt 2
  • Play Supercar Showdown