Aktakuzat e para në verë, avokatët bëhen gati

Avokatët nga Kosova tregojnë për interesimin e të akuzuarve potencial për Gjykatën Speciale.

Lajme

17/03/2018 22:43

Avokatët kosovarë të akredituar nga Gjykata Speciale kanë nisur kontaktet me njerëz që mund të jenë klientë të tyre. Ata kanë marrë vesh se gjatë vetës do të ngritën aktakuzat e para.

Avokati Tahir Rrecaj, tregon për televizionin T7 se angazhimi i tij është më i madh tash, kur është akredituar nga Dhomat e Specializuara për mbrojtjen e të akuzuarve eventual të pjesëtarëve të UÇK-së.

Rrecaj shpreson se aktakuzat e para do ngritën kësaj vere.

“Shpresoj dhe besoj që kah fundi i verës dhe fillimi i vjeshtës së këtij viti sepse tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret”, tha Rrecaj.

Nga Kosova është akredituar edhe avokati Arianit Koci.

Pagesa e avokatëve do bëhet nga vetë klientët, por në raste kur i akuzuari nuk ka mundësi atyre iu vije në ndihmë Qeveria e Kosovës.

“Një pjesë e pagesës mund të jetë edhe subvencion i Qeverisë së Kosovës”, tha Koci për T7

Në mesin 40 avokatëve mbrojtës 15 janë me shtetësi të Kosovës, 7 nga SHBA-të,  5 nga Britania e Madhe, 8 nga Serbia,  një nga Holanda, 2 nga Kanadaja, një nga Mali i Zi dhe një nga Maqedonia.