Aksioni për pastrimin e Kosovës sot në Viti

Vullnetarët e Let’s Do It Kosova do t’i bashkohen aksionit të sotëm për pastrimin e rrugës Viti - Binçë - Debelldehi, i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Lajme

07/10/2018 09:48

Let’s Do It Kosova njofton të gjithë vullnetarët që duan të marrin pjesë në këtë aksion, se nisja nga Prishtina bëhet me autobus në orën 08:30 nga zyrat e Let’s Do It Kosova në Pejton.

Në aktivitetet e organizuara nga Komuna e Vitisë, parashihet që përveç pastrimit, të rregullohen edhe disa hapësira, siç janë hapësirat te varrezat e qytetit, hapësira afër xhamisë dhe kishës katolike në Kabash, pastrimi i shtratit të lumit Morava e Binçës rreth shëtitores në rrugën e Binçës dhe disa deponi të vogla në rrugën e Debelldehut deri tek pika kufitare me Republikën e Maqedonisë

Po ashtu, parashihet edhe vendosja e disa tabelave me mesazhe për rëndësinë e mbrojtjes së ambientit dhe pyjeve. Në aksionin e sotëm do të marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Vitisë dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.