Aksioni i Policisë në “Emshir” –  Arrestohen shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar

Lajmi.net ka shfaqur pamje nga një aksion në lagjen Kalabria të Prishtinës, ku janë parë duke u arrestuar disa persona.

Lajme

18/07/2018 19:49

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka bërë të ditur se po arrestohen disa persona të dyshuar për vrasje, në kërkim ndërkombëtar.

“Policia e Kosoves është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë,  i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim  ndërkombtar”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.

“Njësitet kompetente dhe ato speciale në kordinim dhe bashkërendim janë ende duke zhvilluar operacionin dhe për detaje do te njoftoheni me kohë pas perfundimit te operacionit”, tha Hoxha.

Më poshtë shihni pamjet: