Aksion për kontrollimin e cilësisë së naftës

Tashmë jemi mësuar të dëgjojmë se naftës në Kosovë nuk është e cilësisë së duhur, andaj sot është ndërmarr një aksion për kontroll.

Lajme

11/11/2017 13:19

Inspektorati i Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me pikat doganore të Kosovës, kanë ndërmarr një aksion për të kontrolluar cilësinë e naftës që importohet në vend.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga kryeinspektor i tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla, i cili tha se aksioni është ndërmarrë në gjithë Kosovën.

“Aksioni është ndërmarr në bashkëpunim më Doganën e Kosovës, kemi marrë aksion në gjithë Kosovën. Për momentin kemi marr secilin autobotë për kontroll, për cilësinë e naftës. Nga kjo arrimë të kuptojmë se çfarë cilësie e naftës është ka hynë në Kosovë”, ka thënë Syla.

Sipas kryeinspektorit, në pikat doganore të Kosovës janë ndaluar afërsisht 50 autobote me naftë.

“Sipas informatave janë afërsisht 45-50 autobote nëpër pika doganore, ne për momentin jemi ne aksion”, është shprehu Syla për lajmi.net.

Ai tha se mostrat do të dërgohen në laboratorë, e më pas do të konfirmohet cilësia e naftës që importohet në vend.

“Për momentin së bashku me trupat inspektuese jemi duke i marrë mostrat, nuk kemi ende rezultatet pasi ato do të dërgohen në tetë laboratorë të akredituar, pas rezultateve ne mund të konfirmojmë se çfarë cilësie të naftës kemi”, deklaroi. /Lajmi.net/