Aksion i madh policor, zbulohet punëtoria që falsifikon markën e tekstilit

Një aksion i madh ka filluar në mëngjesin e sotëm në dy lokacioni në Kosovë.

Lajme

18/08/2016 09:12

Në Gjilan dhe Prishtinë, Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës po zhvillon në aksion që ka për qellim identifikimin dhe luftimin e veprave penale, në veçanti kontrabandimin me mallra.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha konfirmon për lajmi.net se aksioni po zhvillohet në këto dy vende dhe për këtë qëllim.

Nuk jep më shumë detaje ngase aksioni është ën zhvillim e sipër.

Në anën tjetër, burime të lajmi.net bëjnë të ditur se tashmë është gjetur një punëtori për falsifikimin e markave të tekstilit.

Aksioni po zhvillohet ende./Lajmi.net