Aksion i madh në Serbi: Arrestohen 213 persona, konfiskohen armë, drogë… (Foto)

Aksioni policor i quajtur ‘Ares’ në Serbi ka arrestuar 213 persona, ka zbuluar dy laboratorë për prodhimin e marihuanës, ka konfiskuar 385 kilogramë të llojeve të ndryshme të drogës dhe ka konfiskuar sasi të madhe të armëve dhe municionit.

Lajme

20/07/2017 15:08

Operacioni policor është zhvilluar me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme serbe, transmeton lajmi.net.

Prokurorët përkatës kanë ngritur padi penale në procedurën e rregullt kundër 258 personave.

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se operacioni po zhvillohet në 25 qytete./Lajmi.net/

69211952459709fa89c021425409251_v4_big 52601036959709fa8384f1712102244_v4_big 40251159859709fa7dbd25025142151_v4_big