Aksidentohet treni, mbi 100 persona të lënduar

Një tren i udhëtarëve është përplasur në një stacion hekurudhor në qytetin Hoboken të New Jersey.

Bota

29/09/2016 16:25

Sistemi i menaxhimit të emergjencave në New Jersey ka raportuar për më shumë se 100 persona janë lënduar dhe disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar, transmeton lajmi.net

Ekipet e emergjences kanë arritur në vend ndërsa fotografi të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë për dëmet e aksidentit.

Një dëshmitar okular ka treguar për BBC se treni kishte dalë krejtësisht nga rruga.

Ai tregon se ka parë shumë njerëz të gjakosur dhe të lënduar, të cilët kanë marrë ndihmën e ekipeve të emergjencës./lajmi.net