Aksidentohet Rossi, Marquez korrë fitore

Marc Marquez siguroi fitoren e nëntë të sezonit 2018 në Moto GP.

Sport

04/11/2018 09:51

Fitorja e radhës për spanjollin erdhi në garat e “Malaysian Grand Prix”, shkruan “autosport”, transmeton lajmi.net.

Triumfi i Marquez erdhi vetëm falë përplasjes së Valentino Rossit, i cili deri në momentin e aksidentit ishte lider i garës.

Rossi e nisi garën nga pozita e dytë dhe qysh në kthesën e parë mori kryesimin dhe krijoi një distancë të rehatshme prej 2 sekondave.

Me tri xhiro të mbetura, Rossi pësoi aksident në kthesën e parë, të cilin për mrekulli e shfrytëzoi spanjolli Marquez.

Spanjolli e filloi garën nga pozita e gjashtë, megjithatë rikuperoi gjithçka në mënyrë të mahnitshme për të regjistruar fitoren e radhës. /Lajmi.net/

Aksidenti i Valentino Rossi: