Aksidentohet prezantuesja e njohur shqiptare, ja gjendja

Pak orë më parë nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ moderatorja, Fjoralba Ponari ka zbuluar se ka bërë aksident me makinë.

ShowBiz

12/01/2019 23:39

Ajo ka përplasur makinën pas një shtylle, por fatmirësisht nuk është lënduar. Fjoralba e ka marrë situatën me sportivitet dhe menjëherë pas aksidentit ka dalë për të kaluar të shtunën në një nga lokalet e kryeqytetit.

Moderatoren së shpejti do e shohim në ekranin e “Top Channel” në prezantimin e emisionit “E Diell” së bashku me disa prezantues të tjerë./revistawho.com