Aksidentohet me KFOR-in (Foto)

Një aksident i rendë ka ndodhur para pak çasteve në fshatin Koroticë, në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajme

31/07/2015 18:42

Ndeshja ka ndodhur mes një veture Golf dhe një automjeti të KFOR-it.

Ende nuk dihet për gjendjen e të aksidentuarve, megjithatë në fotografitë që ka siguruar Gazeta Express shihet se veturat janë aksidentuar rëndë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, raportohet se aksidenti ka shkaktuar kolona të gjata në magjistralen Prishtinë-Pejë, në afërsi të Komoranit.

aksident Golf dhe KFOR KFOR dhe Golf