Aksidentohet George Clooney, dërgohet në spital

George Clooney është aksidentuar nga përplasja e motoçikletës së tij me një veturë në Itali.

ShowBiz

10/07/2018 14:16

Ylli i Hollywood-it, George Clooney u dërgua në spital pasi kishte lëndime të lehta nga aksidenti, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Aksidenti ndodhi në Sardenjë, ku aktori po filmon serinë e tij të fundit televizive, Catch-22.

Një zyrtar në Sassari ka konfirmuar për BBC se Clooney ishte i përfshirë në një ‘aksident të vogël’, por nuk kishte lëndime serioze.

Incidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit, kur aktori po largohej nga hoteli i tij në Kosta Corallina.

Bazuar në raportimet e fundit, thuhet se aktori ka pësuar lëndime të lehta në gjunj. /Lajmi.net/