Aksidentohet futbollisti i Napolit

Mbrojtësi 22-vjeçar i Napolit Eddy Gnahore u përfshi në një aksident automobilistik në austostradën "A21" në Itali.

Sport

14/02/2016 10:07

Futbollisti që kishte qenë i Caprit, aktualisht është në pronësi të Napolit.

Mësohet se aksidenti ku u përfshi futbollisti 22-vjeçar ka qenë i fortë dhe ai ka pësuar edhe dëmtime fizike në trup.

Mediat italiane raportojnë se gjithsesi 22-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Francezi po mjekohet, por se e ka humbur sezonin futbollistik. /Albeu.com