Aksidentohet Balotelli

Vetëm një frikë e momentit, por asgjë më shumë për Mario Balotellin. Sulmuesi i Milanit është përfshirë në një aksident automobilistik derisa ishte duke udhëtuar në drejtim të Brescias, me veturën e tij të markës Audi. Sipas televizionit italian Mediaset – pronë e pronarit të Milanit, Silvio Berlusconi – ylli i Rossonerëve ka shpëtuar pa…

Sport

28/10/2013 19:00

Vetëm një frikë e momentit, por asgjë më shumë për Mario Balotellin. Sulmuesi i Milanit është përfshirë në një aksident automobilistik derisa ishte duke udhëtuar në drejtim të Brescias, me veturën e tij të markës Audi.

Sipas televizionit italian Mediaset – pronë e pronarit të Milanit, Silvio Berlusconi – ylli i Rossonerëve ka shpëtuar pa lëndime në aksidentin që nuk ishte i shkallës së rëndë.

Detajet se si erdhi deri te përplasja, nuk janë bërë të ditura, kurse Milan nuk ka publikuar ndonjë komunikatë për të mohuar ngjarjen që e sheh si protagonist futbollistin më të përfolur në Serie A, shpeshherë për incidente në fushë dhe jashtë saj.

Balotelli u kritikua për paraqitjen e tij në humbjen kundër Parmës të dielën, nga trajneri Massimiliano Allegri.