Aksidentohen dy vetura, lëndohen 9 persona

Në fshatin Grazhdanik të Prizrenit, dje janë aksidentuar dy vetura, me ç’rast janë lënduar nëntë persona.

Lajme

29/05/2016 20:00

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturë Golf 2 si pasoj e mospërshtatjes se shpejtësisë se lëvizjes me kushtet e rrugës dhe mos respektimit te përparësisë se kalimit ndeshet me veturën Golf 3 qe drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar”.

“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kane pësuar nëntë persona pese meshkuj dhe katër femra K-Shqiptare  te cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raport. /lajmi.net