Aksidenti qesharak! “Fluturon” mbi shtëpi me veturë (Video)

Pronari i një shtëpie në qytetin Taizhou, në lindje të Kinës, mund të kishte marrë masa të mjaftueshme për të mbrojtur banesën e tij nga natyra, por zor se kishte imagjinuar se një makinë do të hynte brenda saj nga çatia.

Fun

11/03/2017 23:42

Drejtuesi i një fuoristrade humbi kontrollin dhe përfundoi mbi çatinë e shtëpisë së ulët që i doli përpara. I zoti i banesës tha se u tremb nga një zhurmë e madhe dhe papritur pa makinën që u shfaq në tavanin e tij.

Makina ngeci në çatinë e shtëpisë dhe u desh ndërhyrja e grupeve të emergjencës, që përmes një shkalle nxorrën prej mjetit drejtuesin e tij.

Ky i fundit tregoi se u tremb nga një mjet tjetër që i ndërpreu rrugën dhe në vend që të shkelte frenat, shkeli pedalin e gazit. Për këtë arsye, mjeti i doli nga kontrolli dhe makina fluturoi drejt e në çatinë e shtëpisë.

Fatmirësisht askush nuk mbeti i plagosur nga ky incident, ndërsa mediat kineze, me mjaft humor thonë se hetimet për shkakun e tij kanë nisur, por autoritetet nuk kanë vendosur nëse do ta trajtojnë si aksident rrugor apo ajror.

YouTube player