Aksidenti në Gllarevë, shkon në tre numri i të vdekurve

Ka shkuar në tre numri i viktimave të aksidentit që ndodhi pasditen e sotme në Gllarevë të Klinës.

Lajme

23/07/2018 18:54

Lajmi.net më herët kishte raportuar se nga ky aksident kanë mbetur të vdekur dy persona, një mashkull dhe një femër, mirëpo gjatë rrugës për në QKUK, policia ka bërë të ditur që ka ndërruar jetë edhe një person tjetër, i cili ishte i lënduar rëndë.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai për lajmi.net ka thënë se viktima ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Prishtinë.

“ I njëjti gjatë transportimit prej Spitalit Rajonal të Pejës, ka mbërritur pa shenja jetë në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Rugova.

Vlen të theksohet se vetëm gjatë ditës së sotme në dy aksidente të trafikut, kanë mbetur të vdekur katër persona në tërë territorin e Kosovës./Lajmi.net/