Aksident zingjiror në Skenderaj, lëndohen nëntë persona

Në një aksident zingjiror në Seknderaj, janë lënduar nëntë persona.

Lajme

25/11/2018 21:56

Në një aksident zingjiror në Skenderaj, ku janë përfshirë tre vetura, kanë mbetur të lënduar nëntë persona.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

Ai ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Skenderaj.

“Në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj, në ora 19:00 ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri vetura dhe janë lënduar nëntë persona. Të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF-në në Seknderaj dhe më pas janë liruar”, ka deklaruar Zahiti. /Lajmi.net/