Aksident me vdekje në Shkodër, makina përplas këmbësorin
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku ka humbur jetën një person.
Lajme
Mësohet se një kalimtar është përplasur për vdekje nga një makinë në fshatin Grizhë.
Viktima është Kadri K. 55 vjeç, i cili po kalonte në anën tjetër të rrugës kur u aksidentua nga makina.
Ndërkohë, policia që mbërriti në vendin e ngjarjes ndaloi shoferin e makinës që përplasi kalimtarin dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.