Aksident trafiku të posta në “Dardani” (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes.

Lajme

18/11/2017 09:40

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Dardania” në Prishtinë te posta e madhe, raporton lajmi.net.

Akoma nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë policia ka dal në vendin e ngjarjes.

Sipas vendit të ngjarjes, shihet që shoferi ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit duke u përplasur në disa vende, në fund është ndalur në shtyllat anti parking. /Lajmi.net/

2 3