Aksident trafiku në Istog, vdesin tri femra

Si pasoj e një aksidenti trafiku që ka ndodhur dje në mesnatë, tri femra kanë mbetur të vdekura.

Lajme

20/02/2018 09:14

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreh orës 23:00 në Baice të Istogut ka ndodhur aksident trafiku ne mes te dy veturave civile.

Sipas Policisë, deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën me targa lokale duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, aksidentohet me veturën tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe pesë pasagjer, katër femra dhe një mashkull K-Shqiptar. Viktimat fillimisht janë dërguar ne Spitalin e Pejës ku nga mjeku kujdestar konstatohet se dy viktima femra  janë pa shenja jete, ndërsa viktima e tretë femër ndërron jetë në QKUK-Prishtinë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë u lirohen familjarëve. /Lajmi.net/