Aksident i rëndë në udhëkryqin e Komoranit (Foto)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë në fshatin Komoran.

Lajme

24/05/2016 16:46

Në këtë aksident i cili ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqi i Komoranit” janë përfshirë dy veturat të cilat janë përplasur edhe me muret mbrojtëse të rrugës.

Sipas lexuesve të lajmi.net të cilët kanë dërguar dhe disa fotografi, në këtë pjesë të rrugës janë krijuar kolona të gjata.

ko

Nuk dihet nëse ka të lënduar, por siç shihet edhe në fotografi veturat e përfshira në aksident janë dëmtuar shumë.

13262610_1175274792522870_1739494491_o

Lajmi.net ka provuar të marr ndonjë informatë shtesë nga Policia e Kosovës, por nuk ka arritur./ lajmi.net

i