Aksident i rëndë në Itali, vdes shoferi shqiptar

Një aksident i rëndë në Modena të Italisë, i ka marrë jetën një shoferi shqiptar ditën e sotme. 54-vjeçari me banim në Piacenza vdiq menjëherë pasi mbeti i mbërthyer në kabinë, pas përplasjes mes dy automjeteve  në  autostradën e Brennes.

Lajme

08/07/2016 20:32

Policia dhe zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Mediat italiane kanë raportuar gjithashtu se një mjet i tretë është përfshirë në përplasje.

Autostrada mes Carpi dhe Campogalliano mbetet e mbyllur për të lejuar operacionet e shpëtimit të hetojnë dhe të zbardhin ngjarjen.  Bllokimi ka formuar radhë të gjata makinash në autostradë.