Aksident përballë AAK-së, bllokohet trafiku (Foto)

Një veturë dhe një autobusë i Trafiku Urban janë përplasur ndër vete rreth orës 19 e 45 në Prishtinë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë AAK-së.

Lajme

26/04/2017 20:19

 

Mësohet se po dëmtimeve të lehta materiale nuk ka pasur të lënduar, shkruan lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes ka arritur Policia e Kosovës, ndërkohë që trafiku është bllokuar për disa kohë si pasojë e ndaljes së autobusit ne mes të rrugës.

Kjo ka bërë që për një kohë të mbesin të bllokuar edhe autobusët tjerë. /Lajmi.net/