Aksident në Shkup, vdes 17 vjeçarja (Foto)

Një vajzë 17 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pasi një veturë me shpejtësi të madhe është përplasur në të.

Lajme

07/07/2015 23:16

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kapishtec të Shkupit në afërsi të Qendrës Tregtare Zebra.

Dëshmitarët e rastit thonë se vetura ka humbur kontrollin dhe ka përplasur vajzën e cila ka qëndruar në vendkalim për këmbësorë, më pas vetura ka përfunduar në dyqanet në afërsi.

Shoferi i veturës është dërguar në spital.

Policia është ende në vendin e ngjarjes duke inspektuar rrethanat e fatkeqësisë. /tetovasot/