Aksident në rrugën Skënderaj-Mitrovicë, humb jetën një 15 vjeçare

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën rajonale Skënderaj-Mitrovicë, ku një femër 15 vjeçare ka mbetur e vdekur.

Lajme

15/12/2017 12:30

 

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Fexhrije Pllana nga zyra për informim e Policisë për rajonin e Mitrovicës.

Ajo ka thënë se tashmë këmbësorja është goditur nga një veturë civile.

“Në orën 10:44 kemi marrë informacion për një aksident, ku vetura civile e ka goditur një këmbësor. Si pasojë një femër 15 vjeçe  e ka humbur jetën”, ka thënë Pllana.

Kurse, është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet policore dhe po merren me rastin. /Lajmi.net/