Aksident në qendër të Vlorës, lëndohet polici

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Vlorës.

Lajme

13/05/2018 19:21

Në këtë përplasje është përfshirë një makinë policie dhe një makinë tjetër ‘Honda’ që drejtohej nga një italian.

Sipas të dhënave të para në këtë përplasje ka mbetur i plagosur me plagë të lehta, një punonjës policie, i cili ishte në drejtimin e mjetit të uniformave blu.

Shkaktar i aksidenti është italiani që drejtonte makinën tjetër dhe që është futur në rrugën kryesore pa kontrolluar.

Në rrugë mungon edhe sinjalistika.