Aksident në qendër të Prishtinës, lëndohet një person

Në orët e pasditës së sotme, një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë.

Lajme

17/10/2018 19:41

Në këtë aksident janë përfshirë një veturë taksi dhe një motoçikletë, raporton lajmi.net.

Togeri Bajram Krasniqi, ka thënë për lajmi.net se si pasojë e këtij aksidenti motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 Në aksident janë të përfshirë një veturë taxi dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore”, ka bërë të ditur Krasniqi. /Lajmi.net/