Aksident në Prishtinë, vdes këmbësori

Sot rreth orës 00:15 ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve dhe një këmbësori, i cili pas lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë.

Lajme

09/05/2018 12:48

Flora Ahmeti nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës e konfirmoi për KALLXO.com lajmin për aksidentin.

“Sot në ora 00:15 në rrugën ‘Agim Ramadan’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve dhe një këmbësori. Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbesori F.A. 1986, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK”, tha Ahmeti.

Ahmeti shtoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Një qytetar ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes.

Sipas fotografisë, aksidenti ka ndodhur prapa ndërtesës së Komunës së Prishtinës, në pjesën që njihet si “Plepat”.