Aksident në Prishtinë, një person i lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, me ç’rast ka mbetur një person i lundruar.

Lajme

23/10/2018 17:45

Rreth orës 14.30 në rrugën “Migjeni” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë një makinë dhe një motoçikletë.

Nga ky aksident ka pësuar lundrime trupore ngasësi i motoçikletës.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe me rastin po merret njësiti i trafikut. /Lajmi.net/