Aksident në Prishtinë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:40 në aksin rrugor Prishtinë-Fushë Kosovë-Mitrovicë.

Lajme

13/08/2018 10:19

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. “I dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia-mos mbajtja e distancës ka goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima mashkull K/Shqiptar-zyrtar policor. Si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar viktima dhe pasagjeri M/Sh/K në veturën e viktimës po ashtu zyrtar policor, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, njofton policia.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar.