Aksident në Pejë, ka edhe të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Treboviq të Komunës së Pejës.

Lajme

19/10/2018 18:56

Në këtë aksident janë të përfshira dy automjete, ku rimorkio e njërës veturë aksidentoi veturën tjetër.

Një person ka pësuar lëndime trupore por është jashtë rrezikut për jetë.

Këtë e konfirmoi për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës Xhevat Ibraj.

Vetura që ka pësuar dëme të mëdha materiale është e firmës së ‘Coca-Colas’.

Të aksidentuarve, në ndihmë besohet t’iu kenë dalur edhe disa pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /Lajmi.net/