Aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, tre të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Podujevë ku si pasojë, të lënduar kanë mbetur tre persona.

Lajme

14/10/2018 13:13

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Më 14.10.2018, në ora 10:13, në magjistralen Podujevë-Prishtinë, (fshatin Shakovicë) ka ndodhur një aksident mes dy veturave. Njësitë policore njësitë e emergjencës mjekësore kanë dal në vendin e ngjarjes. Raportohet për tre persona me lëndime, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë”, ka bërë të ditur Krasniqi./Lajmi.net/