Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, vetura godet një lopë (Foto)

Në orët e vona të pasdites së sotme një aksident trafiku ka ndodhur në  magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajme

25/05/2017 18:13

Në fshatin Korroticë e Epërme një veturë ka goditur një lopë, ku si pasojë kafsha ka ngordhur dhe ka ngecur nën veturë, raporton lajmi.net.

Në këtë fshat ndodhë shpeshherë të dalin lopët në rrugë dhe të shkaktohen aksidente të tilla.

Aksidenti ka shkaktuar kolona të gjata ndërsa nuk është raportuar për persona të lënduar./Lajmi.net/