Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, krijohen kolona të gjata /FOTO

Një aksident trafiku ka ndodhur pak çaste më parë në magjistralen Prishtinë-Pejë në fshatin Vragoli.

Lajme

18/07/2018 20:01

Ndërkohë nuk dihet se a ka persona të lënduar nga ky aksident, kolona të gjata janë shkaktuar në këtë magjistrale, raporton lajmi.net.

Në fotografitë që kanë ardhur në redaksinë e lajmi.net, shihet një veturë më targa civile e përfshirë në aksident.

Kujtojmë se kohëve të fundit është shtuar dukshëm numri i aksidenteve  në trafik.