Aksident në Lipjan, një femër përfundon në QKUK

Një aksident raportohet të ketë ndodhur dje në Lipjan, ku vetura kishte goditur një femër, e cila është duke u trajtuar në QKUK.

Lajme

25/11/2018 09:34

Pas një aksidenti në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, një femër është goditur nga një veturë, e cila pas lëndimeve të marra është duke u trajtuar në QKUK, përcjell lajmi.net.

Ndërsa, i dyshuari me urdhër të prokurorit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Raportohet për një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Drejtuesi i veturës me targa vendore dyshohet nga pakujdesia e godet viktimën femër duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është duke u trajtuar në QKUK.  Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë”. /Lajmi.net/