Aksident në Kaçanik, tetë persona të lënduar
Në rrugën magjistrale në Kaçanik gjatë orëve të mbrëmjes ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave ku lëndime trupore kanë pësuar tetë persona.
Lajme
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës të gjithë viktimat në këtë rast janë duke pranuar tretman mjekësor në QKUK.
“Raportohet për aksident trafiku në mes të dy veturave civile ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tetë persona K-Shqiptar. Viktimat janë dërguar në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Lajmi.net/