Aksident në Durrës, vdes fëmija 9-vjeç

Dy ditë pasi u përplas nga një makinë, ka gjetur vdekjen në spitalin Ushtarak në Tiranë vajza 9-vjeçe.

Lajme

26/07/2017 16:47

E.B. ka ndërruar jetë këtë të mërkurë, sipas burimeve policore. Aksidenti ndodhi dy ditë më parë në periferi të Durrësit.

Vajza ishte duke ecur në këmbë në Katund Sukth, ku edhe banonte, kur është përplasur nga një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga 52-vjeçari F.P..

Vajza është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por pavarësisht ndihmës së mjekëve për ti ardhur në jetë, ka humbur jetën pas dy ditëve në agoni.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është arrestuar nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Ai u vu në pranga ditën e aksidentit.