Aksident në Cërrcë të Istogut, përfshihen katër vetura

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Cërrcë të Komunës së Istogut.

Lajme

25/09/2018 16:07

Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot në ora 14.05 Policia e Kosovës është informuar për një aksident trafiku në fshatin Cërrcë të Istogut. Në këtë aksident kanë qënë të përfshira katër vetura dhe janë lënduar 5 persona. Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore’’, ka thënë Rugova.

Policia ende është në vendin e ngjarjes./Lajmi.net/