Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” (Foto)

Një aksident në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ka lënë të lënduar shoferin M.P., nga Prishtina. Sipas mjekëve në QKMF-Suharekë, gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetën.

Lajme

19/05/2015 13:18

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:40 në Autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Malishevës.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes, shoferi i veturës Renault ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është përplasur me mbrojtëset e rrugës.

a

Shoferi me iniciale M.P, viti i lindjes 1986 nga Prishtina, që ishte i vetëm në veturë, është dërguar menjëherë për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë, ku ka marrë ekzaminimet e para, transmeton Klan Kosova.

Sipas mjekëve në QKMF, gjendja e të lënduarit është jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë për tretman të mëtutjeshëm, ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.