Aksident në aksin Korçë-Pogradec, humb jetën një person

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik në fshatin Bulgarec të Korçës.

Lajme

27/06/2017 22:21

Një makinë ka përplasur një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen në mënyrë të menjëhershme, në rrugën Korçë-Pogradec.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.