Aksident mes veturës së KFOR-it dhe veturës civile

Një aksident trafiku mes një veturë të KFOR-it dhe një civile ka ndodhur në fshatin Shirokë të Suharekës.

Lajme

16/10/2018 14:32

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për regjionin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi për lajmi.net tha se aksidenti ka përfunduar me lëndime të lehta trupore. Ai shtoi se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 11:30.

“Ka ndodhur aksident me lëndime të lehta trupore. Në aksident janë përfshirë një veturë e KFOR dhe një veturë civile”, ka thënë Gashi.

Ai shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e policisë dhe po merren me rastin. /Lajmi.net/