Aksident me të lënduar në Vushtrri

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur mbrëmë në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Lajme

15/10/2018 07:27

Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, aksidenti ka ndodhur pas orës 23:00.

Së paku një person është i lënduar në këtë aksident.

“I lënduari është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë për trajtim mjekësor”, ka thënë Avni Zahiti.