Aksident me të lënduar në Prishtinë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Lajme

25/09/2018 22:34

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj.

Sipas zëdhënëses, Policia ka marrë një informatë në ora 20:15 se ka ndodhur një aksident, në të cilën janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar  këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha zëdhënësja.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.