Aksident me tank në qendër të Minskut (Video)

Një ceremoni madhështore ushtarake në Minsk të Bjellorusisë dha më shumë spektakël seç duhet për publikun.

Fun

27/06/2017 21:27

Personi që po drejtonte një tank pak para nisjes së paradës, humbi drejtimin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë elektrike në mes të bulevardit kryesor të qytetit.

Videoja tregon tankun duke ecur shpejt në një rrugë të lagur, kur papritur humb kontrollin dhe përplaset me shtyllën. /Lajmi.net/