Aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori në Shkodër

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Shkodrës.

Lajme

23/09/2018 22:28

Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në aksin nacional, Shkodër-Mjedë, në vendin e quajtur Stajkë.

Mësohet se viktima është Mirjan Kaceli ka qenë duke blerë në një dyqan në afërsi të rrugës, kur është përplasur nga një makinë.

Nga të dhënat e para raportohet se mjeti i përfshirë në aksident është tip “Benz” me targë Sh 3675 E.