Aksident me fatalitet në Skenderaj

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.

Lajme

23/07/2018 08:12

Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj – Drenas, segmenti rrugor fshati Polac.

Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Avni Zahiti.

Në aksident ishin të përfshira një traktor dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë drejtuesi i traktorit  Z.G., 56 vjeçar, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe drejtuesi i  veturës, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Sipas Zahitit, nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të traktorit i cili kyqet në mënyrë të pasigurt nga rruga anësore në rrugën kryesore, me ç’rast ndeshet me veturën e llojit “Tauran”, ku shkakton aksident trafiku me fatalitet.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.