Aksident me fatalitet në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë

Policia e Kosovës njofton se rreth orës 12:55 të së shtunës në rrugën magjistrale Prishtinë-Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Lajme

28/02/2016 12:05

Policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull, i nacionalitetit shqiptar pasi nga pakujdesia ai ka goditur viktimën (këmbësor), raporton lajmi.net.

Viktima është dërguar në QKUK por nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net