Aksident me fatalitet në Burojë të Skenderajt

Si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident komunikacioni ka vdekur një person.

Lajme

23/09/2018 23:24

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Burojë të Skenderajt, prej nga vjen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Lajmin për kallxo.com e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Mitrovicës.

Zëdhënësi Avni Zahiti tregoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19 :00.

Përveç një personi që ka vdekur nga lëndimet e marra, edhe tre të tjerë janë lënduar.

Sipas Zahitit, dy prej tyre po kurohen në Spitalin rajonal të Mitrovicës, e njëri në QKUK.

Në këtë aksident janë të përfshira një veturë dhe një traktor.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.